Përpjekjet për t’u ardhur në ndihmë kontingjentit të familjeve monoparentale me gruan kryefamiljare

Problematikat e ndryshme me të cilat ndeshen zonjat kryefamiljare për t’u përfshirë në skemat e strehimit social që ofron Bashkia e Tiranës, target-grup i projektit që zbatoi për 11 muaj Qendra Illuminatos (“Qendra për Studim & Trainim ILLUMINATOS”), me financim të Lëviz Albania; janë në thelb motori i nismave madhore ligjore të ndërmarra nga pushteti qendror dhe që së shpejti do të votohen në Parlament.
Përpjekjet tona si edhe të aktorëve të tjerë të shoqërisë civile për t’u ardhur në ndihmë kontingjentit të familjeve monoparentale me gruan kryefamiljare, janë materializuar më së miri në projekt-ligjin e ri të Strehimit social.
Në dëgjesat dhe konsultimet që janë organizuar në Parlamentin e Shqipërisë me shoqërinë civile, konstatojmë me kënaqësi që propozimet tona konkrete jo vetëm që janë shënuar në aktet, por janë përfshirë edhe në nenet e projekt-ligjit: – Shërbimi i social i shtrehimit për këtë kontigjent familjesh në nevojë do të jetë në formën e një pakete. Pra, veç strehimit, atyre do t’u mbulohen shpenzimet për kujdes shëndetësor, arsim të fëmijëve, si edhe më e rëndësishmja, do të trajnohen për t’u integruar në tregun e punës pjesëtarët e këtyre famijeve që janë (a) në moshë për punë dhe (b) të aftë për punë.
Në këto 11 muaj, ne kemi lobuar dhe jemi të lumtur që përpjekjet tona janë materializuar konkretisht në projekt-ligjin e ri, sepse përparësi në përzgjedhjen e aplikantëve për strehim social do të kenë familjet me kushte sociale të rënduara, konkretisht: […] familjet me një prind që kanë në ngarkim fëmijë; familjet me më shumë se katër fëmijë; jetimët; viktimat e dhunës në familje, trafikimit; vajzat nëna.

Problematikat e ndryshme me të cilat ndeshen zonjat kryefamiljare për t’u përfshirë në skemat e strehimit social që ofron Bashkia e Tiranës, target-grup i projektit që zbatoi për 11 muaj Qendra Illuminatos ("Qendra për Studim & Trainim ILLUMINATOS"), me financim të Lëviz Albania; janë në thelb motori i nismave madhore ligjore të ndërmarra nga pushteti qendror dhe që së shpejti do të votohen në Parlament.Përpjekjet tona si edhe të aktorëve të tjerë të shoqërisë civile për t’u ardhur në ndihmë kontingjentit të familjeve monoparentale me gruan kryefamiljare, janë materializuar më së miri në projekt-ligjin e ri të Strehimit social.Në dëgjesat dhe konsultimet që janë organizuar në Parlamentin e Shqipërisë me shoqërinë civile, konstatojmë me kënaqësi që propozimet tona konkrete jo vetëm që janë shënuar në aktet, por janë përfshirë edhe në nenet e projekt-ligjit: – Shërbimi i social i shtrehimit për këtë kontigjent familjesh në nevojë do të jetë në formën e një pakete. Pra, veç strehimit, atyre do t’u mbulohen shpenzimet për kujdes shëndetësor, arsim të fëmijëve, si edhe më e rëndësishmja, do të trajnohen për t’u integruar në tregun e punës pjesëtarët e këtyre famijeve që janë (a) në moshë për punë dhe (b) të aftë për punë. Në këto 11 muaj, ne kemi lobuar dhe jemi të lumtur që përpjekjet tona janë materializuar konkretisht në projekt-ligjin e ri, sepse përparësi në përzgjedhjen e aplikantëve për strehim social do të kenë familjet me kushte sociale të rënduara, konkretisht: […] familjet me një prind që kanë në ngarkim fëmijë; familjet me më shumë se katër fëmijë; jetimët; viktimat e dhunës në familje, trafikimit; vajzat nëna.Si për të vërtetuar, imperativitetin e problematikës që ne kishim përzgjedhur për të trajtuar në Projektin tonë, vetëm këto 11 muaj, kanë ndodhur ndryshime Bazike në nismat ligjore si edhe aksione konkrete për ndryshimin e Ligjit për strehimin civil, dhe përfshirjes gjithnjë e më shumë në këto përfitime të familjeve të margjinalizuara, siç janë ato me kryfamiljare gruan, target-grup i këtij projekti: Shkurt 2018 – vetëm 4 ditë më parë: AMNISTI – Falen kreditë për shtëpi; Nismë ligjore e Qeverisë “Rama 2”, miratuar nga komisionet parlamentare, pritet të votohet nga parlamenti. Nis zbatimi në muajin mars 2018. Kategoritë që përfitojnë: 1. Familjet që kanë përfituar ndër vite kredi nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, për blerjen e një banese, do t’u falen këstet e mbetura të kredive. 2. Banesat e ndërtuara për familjet e shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike, të tilla si hidrocentrali i Banjës, hidrocentrali i Fierzës, të cilat ende figurojnë të paprivatizuara, privatizohen falas, me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse dhe sipas listës emërore që kanë trashëguar. 3. Për objektet e ndërtuara për familjet e shpërngulura nga ndërtimi i Ujëmbledhësit të Bovillës, kalimi i së drejtës së pronësisë mbi objektin dhe truallin realizohet pa pagesë, nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale. Shkurt 2018 – Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miraton nen për nen dhe në tërësi projekt-ligjin “Për strehimin social”; Aplikimi për programet e Strehimit Social bëhet në zyrën përkatëse të njësisë së qeverisjes vendore, ndërsa përzgjedhja bëhet nëpërmjet një sistemi me pikë.Programet e ndryshme mundësojnë përmirësimin e kushteve të banimit, vendosjen në një banesë të specializuar, vendosjen në një banesë sociale me qira, subvencionin e qirasë e deri tek dhënia e granteve për banesa me kosto të ulët.Individët apo familjet nuk mund të përfitojnë nga më shumë se një program njëkohësisht, ndërsa në rast moskualifikimi në një program është detyrë e njësive të vetëqeverisjes vendore të ofrojnë mundësinë për të kaluar dhe përfituar nga një program tjetër. Një tjetër risi e ligjit është krijimi i fondit publik i banesave sociale, i cili është tërësia e banesave, krijuar nga organet e vetëqeverisjes vendore dhe/ose qendrore, subjektet private fitimprurëse ose jofitimprurëse, financimeve nga taksat e ndikimit në infrastrukturë si dhe donacione e burime të tjera të ligjshme. Janar 2018 – Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese miraton në parim Ligjin për Strehimin social dhe nis diskutimet për përmbajtjen e tij; Ligji ka dyfishuar programin e strehimit social pasi ka shtuar akoma më shumë target-grupet që do të përfitojnë nga strehimi social. Madje ka të përfshira dhe kostot financiare. Risi e veçantë që i është bashkangjitur ligjit është edhe përfshirja për herë të parë të dëbimit. Askush nuk do të dëbohet me forcë nga banesa. Janë 24 kategori të ndryshme që do të përfitojnë, ku mund të përmendim shtresat në nevojë, fëmijët që kanë marrë statusin e jetimit para moshës 18 vjeç, të rinjtë e institucioneve jetimore, familjet e policëve të vrarë në krye të detyrës, personat me aftësi të kufizuar apo dhe shumë të tjera. Dhjetor 2017 – Qeveria miraton 6 Programet Sociale të Strehimit; Familjet në nevojë mund të përfitojnë sipas kushteve ligjore të caktuara:a) programi i banesave sociale me qira (BSQ);b) programi për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, deri në një ndërtim të ri;c) programi i banesave me kosto të ulët (BKU);ç) programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi;d) programi për krijimin e banesave të përkohshme;dh) programi i banesave të specializuara. Prill 2017 – Këshilli i Ministrave miraton Projekt-Ligjin për Strehimin social; Ky projekt-ligj vjen në kuadër të prioritetit të Qeverisë Shqiptare për strehimin social, për vetë impaktin dhe ndjeshmërinë e lartë që kjo çështje ka për qytetarët.Një ndër ndryshimet kryesore në këtë projekt-ligj është edhe marrëdhënia e re që vendoset me biznesin privat në formën e Partneritetit Publik Privat. Projekt-ligji parashikon për herë të parë edhe mënyrën se si sektori privat kontribuon në krijimin e fondit publik. Çdo shoqëri ndërtuese ose investitor që, investon dhe kryen ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi për efekt përfitimi, mbi 2000 metra katrorë, siguron kalimin pa shpërblim e të paktën 50 metrave katrorë sipërfaqe funksionale dhe që të plotësojë kushtet e një strehimi të përshtatshëm, në favor të fondit publik, të banesave sociale me qira. Qershor 2016 – Këshilli i Ministrave miraton për herë të parë Strategjinë e Strehimit Social 2016-2025, shoqëruar me një plan-veprimi konkret të detajuar. Kjo strategji nxori në pah situatën reale të strehimit, identifikoi nevojat për të mbështetur këtë sektor në kushtet e reja të reformës administrative-territoriale, si dhe diktoi nevojën për ndryshime ligjore.# LëvizAlbania

Geplaatst door Qendra Illuminatos op Dinsdag 20 maart 2018

Si për të vërtetuar, imperativitetin e problematikës që ne kishim përzgjedhur për të trajtuar në Projektin tonë, vetëm këto 11 muaj, kanë ndodhur ndryshime Bazike në nismat ligjore si edhe aksione konkrete për ndryshimin e Ligjit për strehimin civil, dhe përfshirjes gjithnjë e më shumë në këto përfitime të familjeve të margjinalizuara, siç janë ato me kryfamiljare gruan, target-grup i këtij projekti:

 Shkurt 2018 – vetëm 4 ditë më parë: AMNISTI – Falen kreditë për shtëpi;
Nismë ligjore e Qeverisë “Rama 2”, miratuar nga komisionet parlamentare, pritet të votohet nga parlamenti. Nis zbatimi në muajin mars 2018.
Kategoritë që përfitojnë:
1. Familjet që kanë përfituar ndër vite kredi nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, për blerjen e një banese, do t’u falen këstet e mbetura të kredive.
2. Banesat e ndërtuara për familjet e shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike, të tilla si hidrocentrali i Banjës, hidrocentrali i Fierzës, të cilat ende figurojnë të paprivatizuara, privatizohen falas, me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse dhe sipas listës emërore që kanë trashëguar.
3. Për objektet e ndërtuara për familjet e shpërngulura nga ndërtimi i Ujëmbledhësit të Bovillës, kalimi i së drejtës së pronësisë mbi objektin dhe truallin realizohet pa pagesë, nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.

 Shkurt 2018 – Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miraton nen për nen dhe në tërësi projekt-ligjin “Për strehimin social”;
Aplikimi për programet e Strehimit Social bëhet në zyrën përkatëse të njësisë së qeverisjes vendore, ndërsa përzgjedhja bëhet nëpërmjet një sistemi me pikë.
Programet e ndryshme mundësojnë përmirësimin e kushteve të banimit, vendosjen në një banesë të specializuar, vendosjen në një banesë sociale me qira, subvencionin e qirasë e deri tek dhënia e granteve për banesa me kosto të ulët.
Individët apo familjet nuk mund të përfitojnë nga më shumë se një program njëkohësisht, ndërsa në rast moskualifikimi në një program është detyrë e njësive të vetëqeverisjes vendore të ofrojnë mundësinë për të kaluar dhe përfituar nga një program tjetër.
Një tjetër risi e ligjit është krijimi i fondit publik i banesave sociale, i cili është tërësia e banesave, krijuar nga organet e vetëqeverisjes vendore dhe/ose qendrore, subjektet private fitimprurëse ose jofitimprurëse, financimeve nga taksat e ndikimit në infrastrukturë si dhe donacione e burime të tjera të ligjshme.

 Janar 2018 – Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese miraton në parim Ligjin për Strehimin social dhe nis diskutimet për përmbajtjen e tij;
Ligji ka dyfishuar programin e strehimit social pasi ka shtuar akoma më shumë target-grupet që do të përfitojnë nga strehimi social. Madje ka të përfshira dhe kostot financiare. Risi e veçantë që i është bashkangjitur ligjit është edhe përfshirja për herë të parë të dëbimit. Askush nuk do të dëbohet me forcë nga banesa. Janë 24 kategori të ndryshme që do të përfitojnë, ku mund të përmendim shtresat në nevojë, fëmijët që kanë marrë statusin e jetimit para moshës 18 vjeç, të rinjtë e institucioneve jetimore, familjet e policëve të vrarë në krye të detyrës, personat me aftësi të kufizuar apo dhe shumë të tjera.

 Dhjetor 2017 – Qeveria miraton 6 Programet Sociale të Strehimit;
Familjet në nevojë mund të përfitojnë sipas kushteve ligjore
të caktuara:
a) programi i banesave sociale me qira (BSQ);
b) programi për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, deri në një ndërtim të ri;
c) programi i banesave me kosto të ulët (BKU);
ç) programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi;
d) programi për krijimin e banesave të përkohshme;
dh) programi i banesave të specializuara.

 Prill 2017 – Këshilli i Ministrave miraton Projekt-Ligjin për Strehimin social;
Ky projekt-ligj vjen në kuadër të prioritetit të Qeverisë Shqiptare për strehimin social, për vetë impaktin dhe ndjeshmërinë e lartë që kjo çështje ka për qytetarët.
Një ndër ndryshimet kryesore në këtë projekt-ligj është edhe marrëdhënia e re që vendoset me biznesin privat në formën e Partneritetit Publik Privat.
Projekt-ligji parashikon për herë të parë edhe mënyrën se si sektori privat kontribuon në krijimin e fondit publik. Çdo shoqëri ndërtuese ose investitor që, investon dhe kryen ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi për efekt përfitimi, mbi 2000 metra katrorë, siguron kalimin pa shpërblim e të paktën 50 metrave katrorë sipërfaqe funksionale dhe që të plotësojë kushtet e një strehimi të përshtatshëm, në favor të fondit publik, të banesave sociale me qira.

 Qershor 2016 – Këshilli i Ministrave miraton për herë të parë Strategjinë e Strehimit Social 2016-2025, shoqëruar me një plan-veprimi konkret të detajuar.
Kjo strategji nxori në pah situatën reale të strehimit, identifikoi nevojat për të mbështetur këtë sektor në kushtet e reja të reformës administrative-territoriale, si dhe diktoi nevojën për ndryshime ligjore.

# LëvizAlbania

Newsletter Updates

Enter your email address below to subscribe to our newsletter

Leave a Reply