Ujitja dhe Kullimi për fermerët

Ujitja dhe Kullimi, një ndër 6 funksionet e reja që iu transferuan bashkive në vitin 2016, me Ligjin nr. 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore” u financua nëpërmjet transfertës specifike nga Buxheti i Shtetit për vitin 2018 edhe për tri bashkitë e Qarkut të Tiranës: Bashkia Tiranë – 20,429.976 lekë; Bashkia Vorë – 9,589 lekë; Bashkia Kamëz – 3,409 lekë; fonde që mbulojnë nevojat e të gjitha NJA-ve rurale të qarkut! Këto buxhete janë shumë larg përmbushjes së nevojave reale që kanë fermerët për këtë shërbim jetik, i cili është thuajse në kolaps të plotë. Mungesa e akteve ligjore e nënligjore për ecurinë e proçesit të transferimit të kompetencave, mosorganizimi i Organizatave të Përdorimit të Ujit, mungesa e investimeve konkrete e vështirëson zgjidhjen e problemeve që lidhen me ujitjen dhe kullimin e tokave.
Ekspertë të Qendrës për Studim dhe Trajnim ILLUMINATOS i konstatuan këto problematika në terren për 11 muaj në një monitorim pilot në 2 NJA të Bashkisë Tiranë: Pezë e Ndroq.
Nëntë muajt e ardhshëm ne synojmë ta shtrijmë monitorimin e ofrimit të këtij shërbimi nga ana e pushtetit vendor si dhe efektet e zbatimit të ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” nën optikën qytetare përmes analizave krahasimore në të gjitha NJA-të rurale të Bashkive Tiranë, Vorë dhe Kamzës, Qarku Tiranë.

#QendrapërStudimdheTrajnimILLUMINATOS
#LëvizAlbania
#QarkuTiranë

Newsletter Updates

Enter your email address below to subscribe to our newsletter

Leave a Reply