Në kuadër të projektit të financuar nga Lëviz Albania “Diversiteti i shërbimeve Sociale dhe Publike…”

Në kuadër të projektit të financuar nga Lëviz Albania “Diversiteti i shërbimeve Sociale dhe Publike në disa Njësi Administrative të Bashkisë Tiranë në konteksin e ndarjes së re adminitrative-territoriale”, Qendra Illuminatos vijon të monitorojë shërbimin publik të Ujitjes dhe Kullimit në NJA-në Ndroq.

“Ujitja dhe Kullimi” si një funksion që iu transferua bashkive, do të financohet me 20.429.976 lekë (për të gjitha zonat rurale, në total) në Buxhetin e vitit 2018 të Bashkisë së Tiranës nëpërmjet transfertës specifike… Por askush nuk di të na thotë se sa nga ky buxhet do t’u shkojë në ndihmë fermerëve të NJA-së Ndroq!
A janë planifikuar të rehabilitohen kanale kullimi, me qëllim kullimin dhe mirëmbajtjen e tokës?
A do të rritet konkretisht sipërfaqja e ujitshme e tokës në ha?
A do të futen në ujitje për herë të parë hektarë tokë, dhe sa?
A do të mirëmbahen kanalet kryesore kulluese?
A do të pastrohen nga depozitimet e dherave dhe bimësia rrjeti i kanaleve kryesore ujitës?
A planifikohen ndërtime argjinaturash të reja?
Këto pyetje, për momentin, nuk kanë përgjigje…

Në kuadër të projektit të financuar nga Lëviz Albania “Diversiteti i shërbimeve Sociale dhe Publike në disa Njësi Administrative të Bashkisë Tiranë në konteksin e ndarjes së re adminitrative-territoriale”, Qendra Illuminatos vijon të monitorojë shërbimin publik të Ujitjes dhe Kullimit në NJA-në Ndroq. “Ujitja dhe Kullimi” si një funksion që iu transferua bashkive, do të financohet me 20.429.976 lekë (për të gjitha zonat rurale, në total) në Buxhetin e vitit 2018 të Bashkisë së Tiranës nëpërmjet transfertës specifike… Por askush nuk di të na thotë se sa nga ky buxhet do t’u shkojë në ndihmë fermerëve të NJA-së Ndroq!A janë planifikuar të rehabilitohen kanale kullimi, me qëllim kullimin dhe mirëmbajtjen e tokës?A do të rritet konkretisht sipërfaqja e ujitshme e tokës në ha? A do të futen në ujitje për herë të parë hektarë tokë, dhe sa?A do të mirëmbahen kanalet kryesore kulluese?A do të pastrohen nga depozitimet e dherave dhe bimësia rrjeti i kanaleve kryesore ujitës?A planifikohen ndërtime argjinaturash të reja?Këto pyetje, për momentin, nuk kanë përgjigje…Situata në NJA-në Ndroq është e rëndë…Deri tani fakti është kokëfortë: 0 totale investimesh në Njësinë Administrative Ndroq për gjithë periudhën pas prishjes së ish kooperativave bujqësore!!!E gjithë sipërfaqja e tokës nën ujë e fshatit Ndroq është prej 128 ha si dhe 58 ha në fshatit Pinet e cila vaditej dikur nga stacioni i pompave të Butacit. Që prej 10 vitesh ky stacion është jashtë funkionit: – është vjedhur transformatori; – janë dëmtuar pompat; – i gjithë kanali, i betonuar para viteve 1991 është i mbushur me dhe e llumra dhe është jashtë funksionit.Banorët i zgjidhin nevojat për ujitje dhe kullim në mënyrë individuale me vendosjen e pompave në kanalin e bonifikimit… por edhe ky për afro tre vjet është i bllokuar ngaqë është mbushur me llumra dhe kërkon ndërhyrje emergjente.Në fshatin Mënik ku sipërfaqja e tokës nën ujë është 70 ha ka stacion pompash vaditëse, por prej një viti pompat janë djegur ndërsa është emergjente pastrimi i kanaleve të cilat janë funksionale vetëm për një pjesë të sipërfaqes.Në fshatin Shesh ekziston një stacion pompash vaditese i cili vadit 67 ha tokë, por aktualisht është jashtë funksionit: tre sifonë me tuba 400, me një gjatësi prej 1.000 m/linear janë të dëmtuar, ato shërbëjnë për kalimin e ujit për vaditjen e rreth 55 ha tokë të fshatit Gërbllesh, pjesa tjetër e kanaleve me një gjatësi prej 1.200 m/linear është e betonuar dhe e dëmtuar në rreth 200 m/linear gjatësi.Për rreth 109 ha tokë në dy fshatrat Lagje e Re dhe Zhurje, ka stacione pompash, por edhe këto kanë dalë jashtë funksionit pasi janë të dëmtuar; vetëm një pjesë e sipërfaqes në fshatin Zhurje vaditet nga liqeni i fshatit Rramanat, Bashkia Durrës. Po nga këto kanale, që kanë nevojë emergjente për pastrim vaditen rreth 20 ha tokë nën ujë, të banorëve të fshatit Kërçukje.A ka projekte dhe investime konkrete në 2018 për 12 fshatrat e Ndroqit? Fjalën e ka DPN2 e cila ka për detyrë funksionale mirëmbajtjen e sistemeve të kullimit, pastrimit e mirëmbajtjes së kanaleve kulluese e mbledhëse, stacioneve të pompave të kullimit, hidrovoreve, digave, detyra që mëparë i kryente Bordi i Kullimit, Tiranë.#LevizAlbania

Geplaatst door Qendra Illuminatos op Woensdag 14 februari 2018

Situata në NJA-në Ndroq është e rëndë…
Deri tani fakti është kokëfortë: 0 totale investimesh në Njësinë Administrative Ndroq për gjithë periudhën pas prishjes së ish kooperativave bujqësore!!!
E gjithë sipërfaqja e tokës nën ujë e fshatit Ndroq është prej 128 ha si dhe 58 ha në fshatit Pinet e cila vaditej dikur nga stacioni i pompave të Butacit. Që prej 10 vitesh ky stacion është jashtë funkionit: – është vjedhur transformatori; – janë dëmtuar pompat; – i gjithë kanali, i betonuar para viteve 1991 është i mbushur me dhe e llumra dhe është jashtë funksionit.
Banorët i zgjidhin nevojat për ujitje dhe kullim në mënyrë individuale me vendosjen e pompave në kanalin e bonifikimit… por edhe ky për afro tre vjet është i bllokuar ngaqë është mbushur me llumra dhe kërkon ndërhyrje emergjente.
Në fshatin Mënik ku sipërfaqja e tokës nën ujë është 70 ha ka stacion pompash vaditëse, por prej një viti pompat janë djegur ndërsa është emergjente pastrimi i kanaleve të cilat janë funksionale vetëm për një pjesë të sipërfaqes.
Në fshatin Shesh ekziston një stacion pompash vaditese i cili vadit 67 ha tokë, por aktualisht është jashtë funksionit: tre sifonë me tuba 400, me një gjatësi prej 1.000 m/linear janë të dëmtuar, ato shërbëjnë për kalimin e ujit për vaditjen e rreth 55 ha tokë të fshatit Gërbllesh, pjesa tjetër e kanaleve me një gjatësi prej 1.200 m/linear është e betonuar dhe e dëmtuar në rreth 200 m/linear gjatësi.
Për rreth 109 ha tokë në dy fshatrat Lagje e Re dhe Zhurje, ka stacione pompash, por edhe këto kanë dalë jashtë funksionit pasi janë të dëmtuar; vetëm një pjesë e sipërfaqes në fshatin Zhurje vaditet nga liqeni i fshatit Rramanat, Bashkia Durrës. Po nga këto kanale, që kanë nevojë emergjente për pastrim vaditen rreth 20 ha tokë nën ujë, të banorëve të fshatit Kërçukje.

A ka projekte dhe investime konkrete në 2018 për 12 fshatrat e Ndroqit?
Fjalën e ka DPN2 e cila ka për detyrë funksionale mirëmbajtjen e sistemeve të kullimit, pastrimit e mirëmbajtjes së kanaleve kulluese e mbledhëse, stacioneve të pompave të kullimit, hidrovoreve, digave, detyra që mëparë i kryente Bordi i Kullimit, Tiranë.
#LevizAlbania

Newsletter Updates

Enter your email address below to subscribe to our newsletter

Leave a Reply