Spot per banoret e Ndroqit – “E diela Shqiptare”

Ky spot eshte realizuar nga Televizioni Klan,i cili eshte transmetuar ne emisionin “E diela Shqiptare”.

Kemi një sistem i cili pothuajse i gjithi është jashtë funksionit në të gjithë teritorin njësise administrative Ndroq.
E gjithë sipërfaqja e tokës nën ujë e fshatit Ndroq që eshtë një sipërfaqe prej 128 ha si dhe një pjesë e fshatit Pinet që ka një sipërfaqe të tokës nën ujë prej 58 ha ka qenë vaditur nga stacioni i pompave të Butacit i cili për afro 10 vite nuk funkionon pasi kemi vjedhje të transformatorit dhe dëmtimin e pompave gjithashtu i gjithë kanali i cili është i betonuar para viteve 1991 është i mbushur dhe jashtë funksionit.

Ky spot eshte realizuar nga Televizioni Klan,i cili eshte transmetuar ne emisionin "E diela Shqiptare".Kemi një sistem i cili pothuajse i gjithi është jashtë funksionit në të gjithë teritorin njësise administrative Ndroq.E gjithë sipërfaqja e tokës nën ujë e fshatit Ndroq që eshtë një sipërfaqe prej 128 ha si dhe një pjesë e fshatit Pinet që ka një sipërfaqe të tokës nën ujë prej 58 ha ka qenë vaditur nga stacioni i pompave të Butacit i cili për afro 10 vite nuk funkionon pasi kemi vjedhje të transformatorit dhe dëmtimin e pompave gjithashtu i gjithë kanali i cili është i betonuar para viteve 1991 është i mbushur dhe jashtë funksionit.Zgjidhja e këtyre banorëve është kryer në mënyrë individuale me vendosjen e pompave në kanalin e bonifikimit i cili dhe ky ndodhet për afro tre vjet i bllokuar pasi është mbushur me llumra dhe nuk i furnizon banorët dhe kërkon ndërhyrje emergjente.RESPEKTIMI I PARIMEVE TE FINANCIMIT EFEKTIV DHE TE QENDRUESHEM për ujitjen, kullimin, sigurinë dhe shfrytëzimin e digave dhe mbrojtjen nga përmbytjet të cilët janë: Investime në rehabilitim dhe modernizim bazuar në prioritete. Investimet në infrastrukturë në sistemet e ujitjes dhe kullimit, digat dhe rezervuaret, dhe mbrojtjen nga përmbytjet duhet të bazohen mbi kritere objektive të tilla si numri i përfituesve, shkalla e përfitimit, trajtim i barabartë, efektiviteti i kostos, etj. Buxhetim i bazuar mbi nevojat dhe tarifa në nivel-sistemi. Buxhetet për ujitjen dhe kullimin duhet të përgatiten bazuar mbi koston faktike dhe efiçente të menaxhimit të një sistemi ujitës, bazuar në standarde shërbimi të pranuara. Tarifat e ujitjes do të bazohen në kostot faktike.Bashkia të marrë përgjegjësitë e saj për mbledhjen dhe përdorimin e fondeve për ujitjen në nivel të kanaleve sekondare, ajo ka mundësinë e mbledhjes, menaxhimit dhe përdorimit të fondeve për ujitjen në kanalet e dyta dhe të treta të sistemit. Ndarja e kostove fikse dhe kostove variable të sistemeve ujitëse dhe kulluese. Kostot fikse të ujitjes përfshijnë koston për mirëmbajtjen rutinë dhe dëmtimet e rastit të sistemit, kostot për zyrën dhe pagesën e stafit. Sistemet e ujitjes dhe kullimit dhe zhvillimi i tyre rrisin mundësitë ekonomike në zonë si dhe vlerën e tokes.Të gjithë pronarët e tokave brenda zonës potencialisht të ujitshme dhe kulluese të Njësisë Ndroq do të paguajnë Tarifën Vjetore të Ujitjes për të mbular këto kosto. Pagesa e kësaj tarife nga një numur i madh i pronareve të tokave do të ulë koston për person. Përderisa kostot fikse do të mbulohen tashmë nga kjo tarifë, kostoja e ndryshueshme e shërbimit të ujitjes së ofruar faktikisht për ata që ujitin do të jetë shumë më e ulët se aktualisht. Kjo do të inkurajojë më shumë fermerë për të ujitur.Mbulimi i pjeseshem i kostos të kullimit Kur të jenë identifikuar përfituesit direkt të kullimit, pritet që ata të paguajnë një tarifë për shërbimin e kullimit. Përfituesit indirekt të kullimit, të cilët nuk mund të identifikohen, nuk do të paguajnë tarifë. Pjesët e tjera të kostos së kullimit do të mbulohet nga buxheti i Bashkisë.Arritja e mirëmbajtjes së plotë për sigurimin e qëndrueshmërisë dhe produktivitetit.#levizalbania

Geplaatst door Qendra Illuminatos op Dinsdag 28 mei 2019

Zgjidhja e këtyre banorëve është kryer në mënyrë individuale me vendosjen e pompave në kanalin e bonifikimit i cili dhe ky ndodhet për afro tre vjet i bllokuar pasi është mbushur me llumra dhe nuk i furnizon banorët dhe kërkon ndërhyrje emergjente.
RESPEKTIMI I PARIMEVE TE FINANCIMIT EFEKTIV DHE TE QENDRUESHEM për ujitjen, kullimin, sigurinë dhe shfrytëzimin e digave dhe mbrojtjen nga përmbytjet të cilët janë:
Investime në rehabilitim dhe modernizim bazuar në prioritete. Investimet në infrastrukturë në sistemet e ujitjes dhe kullimit, digat dhe rezervuaret, dhe mbrojtjen nga përmbytjet duhet të bazohen mbi kritere objektive të tilla si numri i përfituesve, shkalla e përfitimit, trajtim i barabartë, efektiviteti i kostos, etj.
Buxhetim i bazuar mbi nevojat dhe tarifa në nivel-sistemi. Buxhetet për ujitjen dhe kullimin duhet të përgatiten bazuar mbi koston faktike dhe efiçente të menaxhimit të një sistemi ujitës, bazuar në standarde shërbimi të pranuara. Tarifat e ujitjes do të bazohen në kostot faktike.
Bashkia të marrë përgjegjësitë e saj për mbledhjen dhe përdorimin e fondeve për ujitjen në nivel të kanaleve sekondare, ajo ka mundësinë e mbledhjes, menaxhimit dhe përdorimit të fondeve për ujitjen në kanalet e dyta dhe të treta të sistemit.
Ndarja e kostove fikse dhe kostove variable të sistemeve ujitëse dhe kulluese. Kostot fikse të ujitjes përfshijnë koston për mirëmbajtjen rutinë dhe dëmtimet e rastit të sistemit, kostot për zyrën dhe pagesën e stafit. Sistemet e ujitjes dhe kullimit dhe zhvillimi i tyre rrisin mundësitë ekonomike në zonë si dhe vlerën e tokes.
Të gjithë pronarët e tokave brenda zonës potencialisht të ujitshme dhe kulluese të Njësisë Ndroq do të paguajnë Tarifën Vjetore të Ujitjes për të mbular këto kosto. Pagesa e kësaj tarife nga një numur i madh i pronareve të tokave do të ulë koston për person. Përderisa kostot fikse do të mbulohen tashmë nga kjo tarifë, kostoja e ndryshueshme e shërbimit të ujitjes së ofruar faktikisht për ata që ujitin do të jetë shumë më e ulët se aktualisht. Kjo do të inkurajojë më shumë fermerë për të ujitur.
Mbulimi i pjeseshem i kostos të kullimit Kur të jenë identifikuar përfituesit direkt të kullimit, pritet që ata të paguajnë një tarifë për shërbimin e kullimit. Përfituesit indirekt të kullimit, të cilët nuk mund të identifikohen, nuk do të paguajnë tarifë. Pjesët e tjera të kostos së kullimit do të mbulohet nga buxheti i Bashkisë.
Arritja e mirëmbajtjes së plotë për sigurimin e qëndrueshmërisë dhe produktivitetit.
#levizalbania

Newsletter Updates

Enter your email address below to subscribe to our newsletter

Leave a Reply